Dy personat e plagosur mesditën e sotme në lagjen Don Bosko janë Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi. Mësohet se të plagosurit janë të moshës 45 vjeç dhe 22 vjeç.

Ndërkohë që shkaku i plagosjes ende nuk dihet. Policia është në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit. Të plagosurit ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjekësore.