Armand Duka, kreu i FSHF-së “bekon” Shqipërinë në këtë start të Ligës së Kombeve. Duka vlerëson rivalët e kuqezinjve në Grupin B1, tre ekipeve si Ukraina, Çekia dhe Gjeorgjia, rivalë me shumë potencial, por në të njëjtën kohë, Duka beson se ekipi përfaqësues do të vijojë të bëjë mirë në lojë dhe rezultat:
Të dashur sportdashës!
Emocionet e forta që përjetuam në Europian vetëm pak muaj më parë me krenarinë tonë kombëtare vazhdojnë.
Nga sot nisim një tjetër rrugëtim në Ligën e Kombeve si një trampolinë jo vetëm për rezultate të tjera të suksesshme!
Në sfidat e Ligës së Kombeve kemi përballë tre ekipe që pamë dhe ndoqëm në Europian, Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Republikën Çeke, duke ditur mirë forcën dhe potencialin e tyre.
Nuk kam dyshimin më të vogël që do të vazhdojmë të bëjmë shumë më mirë për të prodhuar jo vetëm sukses e rezultat, por edhe lojë e emocion për të gjithë sportdashësit kuqezi anembanë botës!
Kjo është Kombëtarja jonë!
Dhe besimi e mbështetja për ta nuk do të mungojnë kurrë!
Shumë suksese ekipit e stafit në këtë rrugëtim të ri me besimin e palëkundur që ky ekip do të vazhdojë të mbajë të ndezur adrenalinën dhe suksesin tonë!