TIRANË- Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, po mban një konferencë për mediat në prag të sfidave të Nations League, që luhen në shtator, kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë.
“Broja nuk është në listë është jashtë. Ne pritëm deri në fund, edhe dje ishim në konsultime me klubin. Ai ka patur një problem me tendinën e Akilit, do të nisë një trajtim. Më vjen keq për të i uroj shërim të shpejtë. 10-15 ditët e ardhshme nuk do të jetë gati për Kombëtaren. Në vend të Brojës kemi zgjedhur Uzunin.”- tha Sylvinho.