Si dashuria e motrave nuk ka dhe lidhja e fortë mes tyre i bën ta kuptojnë njëra-tjetrën më mirë se të gjithë. Kjo ka ndodhur edhe në rastin e Lotina Hazirit dhe motrës së saj, Këngës që u celebrua në martesë pak ditë më parë.
Lotina ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh të së motrës disa muaj më parë që i shkruan për lidhjen e saj me Mozzik. Kënga ka shprehur gëzimin që e motra është e lumtur dhe e ka këshilluar që të ndjekë zemrën e mos të mendohet gjatë.
Prej kohësh s’të kam parë kaq të lumtur dhe mos e mendo shumë. Ndiq instiktin dhe jo trurin. Nëse ai të bën të lumtur, vazhdo se një jetë kemi. Doja thjesht të të thosha që u gëzova që të pashë mirë se e kam vënë re që një periudhë po kaloje disa probleme përbrenda. E rëndësishme është që partneri të të bëjë të lulëzosh dhe ti po lulëzon.
Mesazhi është dërguar më 29 maj 2024. “Mesazhi i Këngës pikërisht kur më duhej! Në rast se ju duhet edhe juve, ndiqni zemrën”, shkruan Lotina në foton e publikuar.