Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes prezantoi sot gjetjet e studimit të saj të ri mbi punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në postimin e faqes zyrtare të zyrës së BE në Tiranë, theksohet se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë SPAK-un dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë shqiptare.

“Lufta e korrupsionit dhe krimit të organizuar është në thelb të procesit të anëtarësimit dhe një nga objektivat kryesore të reformës në drejtësi. Krijimi i SPAK-ut ishte një gur themeli në këtë reformë. Ngritja e tij nuk ka qenë e lehtë dhe ka ende sfida. Pavarësisht kësaj, BE-ja do të vazhdojë të mbështesë SPAK-un dhe ta ndihmojë atë të përmirësojë vazhdimisht performancën e tij”, tha ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.