Vrasja e Pëllumb Metës në Shënavlash të Durrësit ende nuk e ka një autor dhe as një motiv. Meta u vra nga tre fëmijët e tij. Një pistë e fortë është ajo e konflikteve pasurore për tokën, ku personazh kyç është djali i madh i Pëllumbit, Hyseni, i cili duket se ajo që donte më së shumti ishin paratë e të atit. Krimi i rëndë që tronditi opinionin publik, ndodhi më 13 shkurt të viti 2024. Rastësi apo ‘deje vu’ pa u mbyllur viti, po në Shënavlash përsëritet historia. Enver Balla u vra nga djali i tij Esmerald Balla. Nga hetimet paraprake edhe në këtë rast, shkak janë lekët. 30-vjeçari duket se ka ndjekur hapat e familjes Meta dhe po njejtë ka denoncuar në Polici zhdukjen e të atit, por kjo ishte një skemë e njohur tashmë për uniformat blu.
Vrasja e Pëllumb Metës
Më datë 13 shkurt djali i viktimës 25-vjeçari Hysen Meta denoncoi zhdukjen e papritur të të atit, por më vonë u zbulua se e gjitha ishte një skemë e 3 fëmijëve për të eliminuar të atin. Pëllumb Meta u gjet i varrosur në kasollen e bagëtive pranë banesës së tij. Policia thotë se ai u vra nga Hysen Meta që bashkëpunoi me motrën Hygertën për ta kryer krimin. Më pas për të zhdukur trupin ka ndihmuar edhe vëllai tjetër, Amarildo. Të tre tashmë janë pas hekurave të qelisë në arrest me burg. Ndërkohë mamaja e tyre, Blerina po hetohet në gjendje të lirë. Por është e paqartë se kush e ka tërhequr këmbëzën. Fillimisht vrasjen e mori përsipër Hygerta, por Policia arrestoi edhe të vëllanë e saj Hysenin. Për të mësuar më shumë, Prokuroria i çoi në një poligon qitjeje, ku vetëm Hygerta e përdori armën dhe qëlloi 4 herë, ndërsa të tjerët, përfshirë edhe Blerinën, pretenduan se nuk dinin. Mirëpo nga ekspertiza që iu bë armës së krimit, rezultoi se në të kishte gjurmë gishtash dhe të djalit të vogël të familjes, Amarildos, i cili deri tani ka pretenduar se nuk ka qenë në banesë në momentin e vrasjes së babait.