Deputeti socialist Petro Koçi, për mandatin e deputetes Olta Xhaçka thotë se Gjykata Kushtetuese nuk mund të urdhërojë deputetët që të marrin një vendim të caktuar.
Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se janë shumë gjëra të paqarta në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi tha se kjo gjykatë e ka shqyrtuar dy herë çështjen, një herë ku një përgjigje që ka qenë për mos djegien e mandatit, ndërsa herën e dytë ku thoshte që urdhëronte Kuvendin që ta dërgonte çështjen pranë kësaj gjykate.
Në vijim shtoi se për shkak se deputetët që kanë bërë ankimin nuk ka qenë sipas normës kushtetuese, Gjykata Kushtetuese e ka shqyrtuar dhe ia ka kthyer Kuvendit.
Unë kam votuar kundër dhe do votoj kundër çdo herë. Por kjo nuk do të thotë se jam dakord me atë që ka ndodhur me pronat në Dhërmi.
Urdhërohet Kuvendi të marrë një vendim të caktuar, gjykata urdhëron çdo deputet që të votojë pro sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Vota ime është në përputhje me ndërgjegjen time. Kur ti urdhëron Kuvendin të marrë një vendim, urdhëron një shumicë numerike.
Atëherë çfarë do ndodh me pakicën numerike? Duhet të dënohen, të shpallen armiq të Kushtetutës.
Ky nuk është një akt normativ. Aktet normative janë ligje. Mandati është personal apo familjar? Kjo duhet të përcaktohet qartazi.
Moralisht nuk e pranoj që bashkëshorti apo bashkëshortja e një deputeti të hyjë në një lloj afere që është e përzierë dhe ka probleme me pronën.
Mandati është personal jo familjar, dhe konflikti i interesit është personal, jo familjar. Rasti Berisha, është pa imunitet, por nuk i hiqet mandati.
Njerëzit ngatërrojnë imunitetin me mandatin. PD kur ka bërë retorikën për këtë çështje, e ngatërron me penalitetin.
Nëse Kuvendi do ta miratonte qorrazi atë që thotë Gjykata Kushtetuese, atëherë bie Kushtetuta nëse voton kundër ndërgjegjes tënde.
Nga pikëpamja e përmbajtjes së vendimit dhe marrëdhënies mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese teknikisht ka një problematikë.
Vendimi që ka marrë kryetarja e Kuvendit që ta çojë në Komisionin e Venecias, është rruga më e drejtë dhe nuk e fyen Gjykatën Kushtetuese.
Nëse i hiqet mandati një deputeti për pak muaj sa ka ngelur, nuk është ndonjë problem i madh. Për mua i rrezikshëm është precedenti, i urdhër dhënies së Gjykatës Kushtetuese mbi Kuvendin.
Unë nuk mbroj zonjën Xhaçka, por Republikën nga një precedent i rrezikshëm.
Partnerët ndërkombëtarë nuk kanë thënë pse e çoni në Komisionin e Venecias, për këtë gjë nuk ka askush një argument që të jetë kundër.
Ndërsa ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro ndodhet në burg pse tjetërsoi prona në përfitim të Artan Gaçit, bashkëshortit të Olta Xhaçkës, Koçi tha se nuk kemi të dhëna që zonja Xhaçka është e përfshirë në korrupsion pasiv.