Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përfunduar shqyrtimin administrativ të 11 aplikimeve për kompensim.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bëri të ditur sot se tashmë është publikuar lista e re e subjekteve që përfitojnë kompensim financiar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.
Ministri bëri të ditur se vlera e këstit që do të shpërndahet është 22 478 732 lekë nga fondi financiar për subjektet përfituese.
Shumat përkatëse do të transferohen në llogaritë bankare përfituese pas përfundimit të procedurave bankare në ditët në vijim, ndërkohë që lista e përfituesve është e disponueshme në faqen zyrtare të ATP-së.