Kryeministri Edi Rama bashkë me Blendi Goxhja inspektuan shkollën profesionale “Beqir Çela” në Durrës.
Këtë vit numri i të regjistruarve k arritur në 1 mijë e 200 nxënësve total.
Kreu i qeverisë tha se investimet e reja në shkolla kanë rritur regjistrimet, ndërsa theksoi se kërkesat janë rritur dhe se do të duhen punonjës të kualifikuar.
“Kemi parë se si zgjerimi i ekonomisë dhe rritja e investimeve do të çonin hap pas hapi në situatën kur do të kërkohej vende pune. Ne kemi një kërkesë që është eksponacialisht që është më e lartë. Duhen punonjës të kualifikuar. Recepsionisti do duhet të dijë të bëjë punën shpejt, kamerieri të sillet mire dhe me buzëqeshje, ndryshe turistët nuk kthehen më aty. Kjo është kudo. Në këtë aspekt po na ndihmon dhe presioni i tregut, rritjes ekomomike që ta kemi më të lehtë me sipërmarrësit. Pra kërkesat janë rritur dhe ndaj së shpejti na duhen sa më shumë të kualifikuar.
Investimet e reja në shkolla kanë rritur regjistrimet. Ne duhet të japim më shumë vende, të zgjerojmë numrin e shkollave.
Ky është arsimi që të jep punë të shpejtë dhe të mirë paguar. Kush ka zanate e vendosin pagën më lartë seç e thotë punëdhënësi dhe ia japin.”, tha Rama.