Kryeministri Edi Rama në Berat, në shkollën “Babë Dudë Karbunara”, një prej 25 shkollave të reja të ndërtuara në mbarë vendin
Rama: Kemi shumë mësues dhe mësuese në pension që mund t’i ftojmë që të angazhohen në një orar të reduktuar në një përkujdesje të veçantë që ka të bëjë me mbikëqyrjen dhe me lehtësinë që duhet të aspektin e komunikimit procesi i punës së nxënësve të arsimit profesional në ndërmarrje, si pjesë e sistemit dual që ne po thellojmë dhe që është domosdoshmëri për t’i dhënë më shpjet krah të kualifikuar tregu.
Jemi duke punuar për të dhënat kuptimplota që na mundësojnë që të fillojmë integrimin e pensionistëve në rritje.
Paga mesatare 950 euro, në nivelin e vendeve më të përparuara dhe një pagë që kërkon presima për të treguar më shumë.
Para se të merrnim detyrën, Berati ishte një magji e fshehur, e mbuluar me errësirë. Një nga shëmbëlltyrat e degradimit ishte edhe gjimnazi ‘Babë Dudë Karbunara’, fizikisht, se në ambientet e tij mbanin ndezur dëshirën për të dhënë dije.
Edhe opozita e Dhori Kule nuk më kundërshton dot që Ervin Demo i ka dhënë Beratit një shtysë të re dhe ka sjellë për Beratin, më shumë në Berat. Kjo shkollë nuk do të ishte bërë dhe nuk do të ishte kaq mbresëlënëse nëse nuk do të ishte vizioni dhe këmbëngulja e Ervinit për të marrë mbështetjen e Qeverisë.
Në këto 11 vjet ka ndërhyrë në infrastrukturën zgjedhore më shumë, se në afro 45 vjet. Puna flet, faktet dhe veprat flasin, siç flet edhe kjo godinë, që është një qendër e re e dijes dhe komunitare për Beratin, sepse këtu janë të gjitha.
Profesor Dhori, më pyeti a e di Ogerta që ti je nga Berati, nuk e di a e di Ogerta , por familja ime nga im atë rrjedh nga Berati. Stërgjyshi im ishte një patriot i angazhuar për pavarësinë, me të ardhura mesatare, por i përkushtuar për të financuar shkollat shqipe, në një kohë kur shkolla shqipe ishte e kërcënuar.
Shkolla, përmes emrit që mban, ka edhe një simbol të mishëruar në një amanet, amaneti për gjuhën shqipe, që sot kërcënohet nga një armiqësi tjetër e madhe, që është armiqësia e atyre komunikimeve me shkurtime dhe braktisja e të lexuarit dhe shkuarit. Për këtë sfidë po përpiqemi të bëjmë më shumë.
Është rritur siguria, mbetet një problem sepse çdo prind qëndron me merak, në tërësi. Vitin e ardhshëm do të bëhet një kapërcim epokal në monitorimin e sigurisë së rrugëve dhe qyteteve, hapësirave publike, ku është përfshirë edhe monitorimi i hapësirave në shkollë, që do të shkojë deri në qelizë.
T’i japim mundësi prindërve dhe fëmijëve të ndihen të qetë, një projekt sigurie, jo vetëm për fenomenet kriminale, apo ndërhyrjet nga jashtë, por është një projekt edhe kundër bullizmit, kundër kopjeve apo edhe kundër braktisjeve të orës së mësimit.