Duke qenë se është një libër i hapur, është e vështirë që Edona James ta vendosësh përpara një pyetjeje që nuk do t’i përgjigjet. Edhe në intervistën e fundit me “Onima”, ish-banorja e BBVK nuk mbajti rezerva për asgjë.
Ndoshta pak e dinë, por Edona ka një marrëdhënie shumë të afërt me familjen e Loredana Zefit. Ndonëse e pyetur konkretisht për raportin me vëllanë e reperes, Edona nuk la jashtë përgjigjes as pjesën tjetër të familjes Zefi duke treguar se kanë një miqësi shumë të fortë e të dashur mes tyre.
Raporti im me vëllain e Loredanës… unë për vete them mirë, jemi shumë shokë të ngushtë dhe me krejt familjen e Loredanës se ndonjëherë shkoj në Ferizaj, larg prej të gjithave këtu në Prishtinë dhe e di, atje kanë një vend shumë të mirë ku jetojnë dhe janë familje shumë e mirë, edhe tezja e Loredanës, më duan shumë, më presin shumë mirë dhe familje më të kulturuar se sa familja e Loredanës unë për vete s’kam parë. Janë njerëz shumë të mirë, jemi shumë shokë të ngushtë dhe do të jemi ende shokë të ngushtë, i dua shumë.