Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla njëheresh dhe Drejtues Politik i Partisë Socialiste për Diasporën zhvilloi një takim me bashkëatdhetarët shqiptarë që jetojnë, punojnë dhe studiojnë në Landin e Bavarisë në Gjermani. Në fjalën e tij ministri Balla theksoi se në Landin e Bavarisë jetojnë e punojnë 17 mijë shqiptarë si 700 studentë studiojnë në universitetet e Bavarise.
“Faleminderit për prezencen tuaj. Në fakt shoh këtu pothuajse të gjitha profesionet e përfaqesuara. Djem dhe vajza, burra dhe gra bashkëatdhetarët tanë që na bëjnë çdo dite krenarë këtu ne Mynih, por jo vetem në Mynih edhe në gjithe Gjermaninë, sikurse në të gjithë botën. Dhe është diçka që tju them të drejten nuk e konstatoj vetem une. Ishim ne takim me ministrin e Brendshem të Landit te Bavarise, z. Herrmann, i cili po ashtu si unë nenvizoi faktin se shqiptarët janë të shumtë këtu në Bavari. Mbi 17 mijë shqiptarë jetojnë dhe punojnë ketu pa futur dhe 700 studentët shqiptarë që studiojnë në universitetet e Bavarisë. Por ajo që vlerësohet është fakti që shqiptarët janë të mirë integruar. Tanimë janë pjesë e jetës ekonomike e jetes sociale e jetes kulturore, pse jo dhe sportive, sepse në mjaft klube të Bavarise edhe tek Bayern i Mynihut per ata qe se dinë ka djem qe luajne me ekipet e moshave dhe qe kane prejardhjen e tyre ose qe jane me gjak shqiptar.
Dhe kjo eshte nje gje shume e mire per te cilen natyrisht ne na takon te kushtojme me shume vemendje e me kete rast ti jap dhe nje pergjigje shume prej atyreve qe komentojne ne fb na thone po mire tani qe po afrojne zgjedhjet u kujtuat ju per shqiptaret qe jetojne jashte teritorit. Une mendoj qe nuk eshte e vertet sepse e para eshte nje fakt qe shteti ame ka gjithmone me shume pergjegjesi ndaj atyre qe jetojne jo vetem ne shqiperi por dhe jashte teritorit. Sot kam vizituar konsullaten dhe gjej rastin te pergezoj te gjithe stafin e konsullates tone. Kam pare me syte e mi sherbim shume te mire nje konsullate siç i ka hije dhe mbi te gjitha nje konsullate e perbashket midis Shqiperise dhe Kosovës qe eshte gjeja me e bukur. Dhe po ashtu tju informoj qe qellimi yne eshte qe brenda vitit te ardhshem 2025 pjesa me e madhe ose pothuajse teresisht sherbimet konsullore te jene online dhe nderkohe ne konsullate te vazhdohet me sherbimet te cilat jane te pamundura te ofrohen online sikurse eshte pershembull pajisja me pashaporte apo me dokumentja te tjera urgjente te leje kalimit apo te tjera. Po ashtu te vazhdojme edhe me projekte te tjera te mbeshtetjes se shkollave ne gjuhen shqipe.
Gezuar te gjitheve. Shume faleminderit edhe shume krenar per secilin prej jush. Pjesa me e bukur e darkes se sotme shqiptarja qe jeton ne Mynih eshte Klarita te cilen sapo e takova me tha kam vendosur do kthehem ne Shqiperi”, tha ministri Balla.