Ministri i ri i Brendshëm, Ervin Hoxha do të mbledhë këtë të premte paradite të gjithë vartësit e tij, ku pritet të njoftojë ndryshime të thella në ministrinë që drejton.
Top Channel raportoi një ditë më para se sot pritet të hapet edhe gara për kreun e ri të Policisë së Shtetit, ndonëse zyrtarisht, Muhamet Rrumbullaku nuk ka dhënë dorëheqjen dhe as nuk i është komunikuar shkarkimi (të paktën publikisht).
Po ashtu priten ndryshime të shumta në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke përfshirë të gjithë zinxhirin drejtues dhe drejtuesit e drejtorive vendore.
Priten ndryshime edhe në drejtimin e drejtorive në varësi të Ministrisë së Brendshme.