Orët e paradites mbeten nën ndikimin kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta të cilat hera herës do të zhvillohen duke sjellë reshje të pakta. Pjesa e dyte e ditës do të sjellë shtim të vranësirave në zonat jugore duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere në skajin jugor ndërsa zonat veriore dhe qendrore mbeten me reshje të pakta dhe të izoluara. Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë në mbrëmje dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 10°C vlera më e ulët në qytetin e Peshkopisë deri në 29°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në Sarandë. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Përgjatë gjithë 24 orëshit, Republika e Kosovës do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura, të cilat herë herës do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të saj. Më të theksuara në zonat veriore dhe veriperëndimore. Parashikohet që kjo situatë atmosferike të jetë deri vonë në mbrëmje kur pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve të motit në të gjithë Kosovën. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të ulen sërish në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera minimale në Mitrovicë deri në 24°C vlera maksimale e cila pritet në Gjakovë e Prizren. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut do të mbetet nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe kalime vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat perëndimore dhe veriperëndimore duke sjellë rrebeshe shiu ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin dobësim të vranësirave duke përmirësuar përkohësisht kushtet meteorologjike në territorin e MV. Ndërkohë temperaturat e ajrit do ulen si në vlerat minimale dhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera minimale deri në 26°C vlera maksimale në rang vendi. Parametri i Erës do të jetë mesatare dhe herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor.

Europa

Aktivizimi i një qendre e presionit të ulët atmosferik përkatësisht në veri-veriperëndim të Europës do të sjellë vranësira, reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere në gadishullin skandinav, ishujt Britanikë si edhe Europën qendrore, ku problematike situata do të paraqitet në Francë, Zvicër dhe Gjermani. Po ashtu kalimi i një sistemi frontal drejt Veri – Veriperëndimit të Ballkanit do të sjellë vranësira dhe rrebeshe shiu në këto rajone ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare do të mbeten gadishulli Iberik, brigjet e detit të zi si edhe Europa Lindore.