Ish-banorja e Big Brother Vip, Sara Gjordeni festoi 28-vjetorin e lindjes ditën e djeshme dhe në mesin e urimeve, ra më shumë në sy dedikimi i kunatës së saj, Afërdita Idrizi.
Në një mesazh dërguar ish-Miss-it, motra e Bardhit, e cila fillimisht nuk e pranoi lidhjen e tyre, ka zbuluar detaje rreth raportit që kanë me njëra-tjerën.Afërdita Idrizi shkuan se e gjykoi ish-banoren e BBV, por shtoi se pavarësisht kësaj Sara Gjordeni e ka falur, ndërsa thekson se kjo e fundit ka ndryshuar familjen e tyre.
“Shumë urime për njeriun dhe femrën më të fortë që kam takuar! Shumë urime për vajzën që unë fillimisht gjykova dhe prap ajo më fali. Shumë urime për vajzën që nuk e deshën dhe prap ajo nuk u ndal me vepra të mira!
Shumë urime për vajzën që e gjuajtën me gur por bamirësitë e saj nuk pushuan së rështuri njëra pas tjetrës!Urime për gruan e fortë që je dhe e shfaqe më së miri! Urime për gruan që ndryshoi familjen tonë! Shumë urime për nënën që po më bën hallën më të lumtur në botë!
Të dua njeriu më i gjykuar në shoqëri po ashtu dhe më i drejti! Të bëhesh 100 e u shtofshin vajzat si ty!”, shkruan ajo
.Kujtojmë që gjatë qëndrimit të Bardhit dhe Sarës në BBV, në një nga ‘prime-t’ Afërdita e surprizoi këngëtarin me hyrjen në shtëpi, megjithatë refuzoi të takonte partneren e këngëtarit.Gjatë asaj nate,
ajo u shpreh se nuk dyshon tek veprimet e të vëllait dhe se ai di të menaxhojë çdo situatë, duke shtuar se këngëtari vendos vetë për jetën e tij.