Nedim Bajrami është një emër që do të mbahet mend gjatë të statistikat europiane të futbollit, ku në më pak se 2 muaj arriti të shënojë 2 gola për rekord, të parin në europian përballë Italisë pas 23 sekondash dhe të dytin një ditë më parë ps 53 sekondash në Europa League.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare zhvilloi në ndeshje shumë të mirë, duke qenë vazhdimisht një rrezik ërë portën me aksionet që krijonte, por edhe me tentativat drejt katërkëndorit të suedezëve.

Ai u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes për statistikat që regjistroi sipas “SOFASCORE” dhe nota 8,9 ,e të cilën është vlerësuar për shkak të kësaj paraqitje statistikore, e bën atë pjesë edhe të formacionit të javës së turit të parë të Ligës së Europës.

Në këtë rreshtim ka emra të tjerë mjaft të njohur të futbollit europian si portieri Vikario i Totenhem, Dia i Lacios apo Paredes i Atletik Bilbaos, të cilët janë pjesë e formacionet ideal në bazë të statistikave që kanë regjistruar në ndeshjet e mesjavës.