Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj, në një deklaratë për mediat dha detaje nga ngjarja e ndodhur në Don Bosko.
Vocaj tha se në makinën e djrgur në afërsi të Kamzës është gjetur një armë zjarri. Ai tha se janë sekuestruar në total shtatë gëzhoja si dhe janë identifikuar targat e mjetit.
Tonin Vocaj, drejtor i Policisë së Tiranës: Kemi ngritur grup hetimor, për ta hetuar këtë ngjarje. Jemi duke kontrolluar në të gjithë zonën, për kamerat e sigurisë. Në Kamzë është gjetur një makinë e djegur, janë identifikuar targat e makinës. Numri i shasisë së mjetit nuk përputhet me automjetin origjinal.
Vazhdojnë hetimet për këtë çështje. Janë sekuestruar 7 gëzhoja. Në makinë është gjetur një armë zjarri, që po ekzaminohet. Të plagosurit ishin në një tavolinë, kanë qenë duke pirë kafe në lokal. Autorët kanë hapur zjarr nga makina, ka shumë probabilitet që kanë qenë të maskuar.