Në dosjen prej 500 faqesh, ku SPAK ngre akuzën për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, përshkruhen të gjitha episodet ku sipas prokurorisë, familja e ish-kryeministrit ka përfituar nga dhëndri dhe vajza e tij. Në listën e SPAK, ku renditen pagesat që Jamarbër dhe Argita Malltezi kanë bërë për familjen Berisha, listohen pagesa për shërbime shëndetësore, borxh financiar për Shkëlzenin, dhe detyrime që ish-kryeministri i ka pasur një studio ligjore jashtë vendit, ku po bën mbrojtjen e tij, për shpalljen non grata nga SHBA. Në harkun kohor të 10 viteve, familja Berisha, por edhe fonacioni për Fëmijët Shqiptarë, kanë marrë dhjetra pagesa në shuma të majme nga Jamarbër Malltezi dhe bashkëshortja e tij.

ZËRI iu sjell një pesë të transaksioneve financiare që janë bërë sipas dosjes së Prokurorisë së Posaçme.

PËRFITIMET E FAMILJES BERISHA

Përgjatë viteve konstatohet se edhe familja Berisha ka pasur përfitimet e saj, nga të ardhurat e familjes Malltezi.

Viti 2014: Gjithsej 24 000 euro (shuma 6,000 euro shpenzimet shëndetësore për shtetasen Liri Berisha deklaruar në ILDKPKI nga vetë shtetasi Sali Berisha se këto para janë dhënë nga dhëndrri i tij shtetasi Jamarbër Malltezi dhe 18 000 euro deklaruar nga shtetasi Shkëlzen Berisha se i janë dhënë hua, pa interes, nga shtetasi Jamarbër Malltezi, shumë e cila deri më sot nuk dokumentohet të jetë shlyer).

Viti 2017: 27 439.98 USD dhe 7,403.75 euro (shuma 7 403.75 euro shpenzimet mjekësore për shtetasin Sali Berisha, vetëdeklarim i shtetases Argita Malltezi në ILDKPKI dhe 27 439.98 USD paguar avokati i shtetasit Shkëlzen Berisha, av. Jason Zolads, në USA, shumë kjo e pretenduar e dhënë pa interes, sipas vetëdeklarimit të këtij të fundit).

Viti 2018: 3,000 euro (pushime të paguara nga Jamarbër Malltezi për shtetasit Sali dhe Liri Berisha, sipas vetëdeklarimit të tyre në ILDKPKI).

Viti 2021: Gjithsej 19 933.35 euro (13,288.9 euro pasqyruar si detyrim ndaj shtetasit Jamarbër Malltezi për shpenzimet e konsulencës, avokatisë për zyrën ligjore në Francë për çështjen Antony Blinken për shtetasit Sali dhe Liri Berisha sipas vetëdeklarimit të tyre në ILDKPKI dhe 6 644.45 euro, pasqyruar si detyrim ndaj shtetasit Jamarbër Malltezi për të njëjtin qëllim nga shtetasi Shkëlzen Berisha sipas vetëdeklarimit në ILDKPKI).

Viti 2022: 72,004.87 dollarë (Likujduar faturat e studios ligjore në UK në lidhje me praktikën ligjore nga vajza Argita Malltezi, sipas vetëdekalrimit të shtetasit Sali Berisha në ILDKPKI. Pagesa është kryer nga shtetasja Argita Malltezi sipas konfirmimeve bankare për ZAIEALLA And Co Limited).

Viti 2023: 201,675.6 euro dhe 54,382.76 usd (Likujduar faturat e studios ligjore në UK në lidhje me praktikën ligjore nga shtetasja Argita Malltezi për babain Sali Berisha. Ka gjithashtu disa pagesa nga Jamarbër Malltezi por ato i kreditohen në llogari këtij shtetasi nga Argita Malltezi).

Viti 2024: 213,590.27 euro (Likujduar faturat e studios ligjore në UK në lidhje me praktikën ligjore nga shtetasja Argita Malltezi për babain Sali Berisha).

PAGESA TE SHOQERISE HOMEPLAN SH.P.K. PËR KËNGËTARIN RICARDO COCCIANTE

Përgjatë vitit 2013, në kohën e fushatës zgjedhore, rezulton se mbështetur në kërkesën dhe kujdesin e veçantë shtetasit Kryeministrit Sali Berisha, Ministri i Kulturës, ka ftuar këngëtarin Riçardo Cocciante, të vijë në Shqipëri. Ky i fundit ka ardhur i shoqëruar me bashkëshorten e tij, këngëtaren Elhaida Dani dhe një gazetar italian.

Në vetë dokumentat e Ministrisë së Kulturës paraqitet si mbështetës shtetasi Fatmir Bektashi, por nga aktet ka rezultuar se pagesat për akomodim dhe udhëtim të këtyre shtetasve janë kryer nga shoqëria Homeplan sh.p.k. në një vlerë në total prej rreth 676 250 lekësh. Akomodimi në Hotel Sheraton nga data 07.06.2013 deri më datë 09.06.2013 janë kryer nga shoqëria Homeplan sh.p.k. në vlerën 800 euro.

Nga sistemi tatimor rezulton se shoqëria Mak Albania ka deklaruar shitje në shumën 120 822 lekë për shoqërinë Homeplan sh.p.k. Me Faturën tatimore të shitjes nr. 312 datë 11.06.2013, e lëshuar nga Albania experience për shoqërinë Homeplan sh.p.k. dokumentohet gjithashtu të jenë paguar biletat e udhëtimi “Bileta udhëtimi sipas faturës bashkangjitur në vlerën 3171.72 euro dhe automjet me qera sipas faturës bashkangjitur në vlerën 770 euro, gjithsej 3941.72 euro ose në shumën totale 446 927 lekë.

Bashkalidhur janë të dhënat e faturës nr 312 datë 11.06 lëshuar nga Albania Experience për Homeplan sh.p.k. në një vlerë të përgjithshme prej 446 927 lekë, për shtetasit: Elhaida Dani, Riçardo Coçiante, C. Coçiante, G.Papi, Nausika Spahia për pagim biletash udhëtimi. Nga kqyrjet e zhvilluara pranë subjektit Landëays International sh.p.k. rezulton se kjo shoqëri konfirmon faturat si më sipër dhe në kartelën e klientit, të kësaj shoqërie parashtrohet në lidhje me faturën e mësipërme, datë 11.06.2013 të dhëna në lidhje me blerje dhe automjete, në vlerën 555 428 lekë.

PAGESA PËR TË TRETË

Shoqëria Homeplan sh.p.k. i ka paguar shtetasit Flamur Kuçi, në kohën që ky i fundit ka qenë këshilltar për Çështjet e territorit pranë Kryeministrit Sali Berisha në vitin 2012 paratë e biletës, në shumën 911 euro.

PAGESA PËR FONDACIONIN NGA SHTETASIT MALLTEZI

Gjithashtu konstatohet se nje pjese parash nga te ardhurat e familjes Malltezi kane shkuar ne drejtim te Fondacionit Domenic Scaglione me president shettasen Liri Berisha. Konkretisht në periudhën 2010-2022 shtetasit Argita Malltezi dhe Jamarbër Malltezi, kanë sponsorizuar Fondacionin Fëmijët Shqiptarë, Domenick Scaglione, me president shtetasen Liri Berisha, në një shumë prej 8 599 647.6 leke, 24 171 euro euro, 8 225.89 USD

Pagesa për Fondacionit të Fëmijëve Shqiptar Domenick Scaglione nga shoqëritë Homeplan sh.p.k. dhe Kontakt sh.p.k.

Viti 2016: Shoqeria Homeplan sh.p.k. ne vitin 2016 ka transferuar prane Fondacionit të Fëmijëve Shqiptar Domenick Scaglione Shumen prej 18 534 euro.

Viti 2021: Shoqeria Homeplan sh.p.k. ne vitin 2021 ka transferuar prane Fondacionit të Fëmijëve Shqiptar Domenick Scaglione Shumen prej 1970 euro.

Viti 2022: Shoqeria Kontakt sh.p.k. ne vitin 2022 ka transferuar prane Fondacionit të Fëmijëve Shqiptar Domenick Scaglione Shumen prej 30,000 euro.

Ne perfundim, konkludohet se rezulton plotësisht e provuar se shtetasi Sali Berisha, ka konsumuar vepren penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim me shtetasin Jamarbër Malltezi, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.