Nga Elaine Sciolino
Kur shefi i ri i delegacionit të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Bashkim Pitarka, arriti në drekën e dhënë në apartamentin e shefit të delegacionit francez, ai dukej i nxehur teksa shikonte tre diplomatët amerikanë. “Unë nuk do t’i shtrëngoj duart me amerikanët dhe rusët”, – tha diplomati shqiptar me zë të lartë dhe të zhurmshëm. “Më kanë urdhëruar”. Joseph V. Reed, zëvendësshefi i delegacionit amerikan, i zgjati dorën si “pjesëtar i racës njerëzore”, por Pitarka e ktheu mbrapsht dhe i nervozuar për pritjen e rezervuar, dukej i sigurt se ata nuk ishin ulur në një radhë mospërfillëse, në dhomën e ngrënies.
Por disa çështje si trupat kubane në Angola, janë diskutuar në nivelet më të larta. Në Nikaragua dhe Afganistan, megjithëse Uashingtoni financon edhe rebelët anti qeveri, megjithatë ka marrëdhënie diplomatike dhe ambasadë. Por vendi i ambasadorit është i lirë në Kabul, që prej vitit 1979, kur u krye vrasja e ambasadorit amerikan, Adolph Dubs.
Mbase vendi më i përshtatshëm për lidhjet mes vendeve që kishin armiqësi ose, nuk kishin marrëdhënie, ishin Kombet e Bashkuara, ku shumë vende mbanin përfaqësuesit e tyre. Bisedimet për rivendosjen e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Mongolinë, muajin e fundit u drejtuan nga shefi i delegacionit amerikan, Vernon A. Walters dhe zëvendësshefi Herbert S. Okun, të cilët flisnin rusisht, gjuhë e përdorur kryesisht nga pjesa dërrmuese e diplomatëve mongolezë.
Çështjet e Departamentit të Shtetit, udhëzoheshin me shpjegime në detaje duke përcaktuar edhe mënyrën e drejtimit për zyrtarët, të cilët takoheshin me diplomatë nga vendet kundërshtare. “Dremitem tek ata dy herë, – thotë ai, – kur ata nuk reagojnë, unë tërhiqem”.
Shpëtimi i jahtit, interpretime për “shkrirje akujsh”
Shpëtimi dhe lënia e lirë e një jahti amerikan me katër persona në bord, nga autoritetet shqiptare, solli një pështjellim të çuditshëm tek Uashingtoni zyrtar, në qershorin e vitin 1987. Që prej ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike nuk kishte patur asnjë shenjë afrimi.
Dhënia e ndihmës dhe lirimi i tyre pa asnjë lloj problem, solli reagime të ndryshme tek autoritetet amerikane, ku disa prej të cilëve e interpretuan si një shenjë për “shkrirjen e akujve”, mes dy vendeve.
Të gjithë ngjarjen dhe interpretimet në lidhje me të, e ndodhur në qershorin e vitit 1987, e sjell artikulli i radhës së “New York Times”, që gazeta ofron për lexuesit, ku trajtohen edhe hamendësimet për një hapje të mundshme të Shqipërisë me Perëndimin, si dhe opinionet e ndryshme të diplomatëve të ndryshëm.