Nis shpërndarja e subvencioneve për fermerët. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillim Rural, Anila Denaj sqaroi se përparësi do të kenë bashkimet e fermerëve dhe parashikohet që në total të përfitojnë rreth 69 mijë aplikues.
Ndëkohë që me ndryshimin e buxhetit ministrisë u shtua një fond prej 500 milionë lekësh që do të përdoren për një tjetër skemë mbështetëse për serat.
Ministrja Denaj ka prezantuar në Kuvend ndryshimet në dy ligje të rëndësishme siç është ai për veterinarinë dhe peshkimin.
Këto draftligje synojnë të rrisin sigurinë ushqimore.