Turin e inspektimeve në shkollat e kryeqytetit, para nisjes së vitit të ri shkollor, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e mbylli në shkollën 9-vjeçare “Misto Mame” në Njësinë 8. Veliaj tha se kjo është një nga shkollat me performancën më të lartë në Tiranë, ndërsa shtoi se të gjitha shkollat janë ndërtuar me të njëjtat standarde.
“‘Misto Mame’ është një nga shkollat me performancën më të lartë në Tiranë. Ndonjëherë, nga mania për t’i çuar fëmijët në shkolla në qendër të Tiranës, harrojmë se ka super shkolla te “Medreseja”. Kjo është një shkollë e ndërtuar nga administrata e Tiranës në 2008 – e theksoj këtë sepse vetëm dy administrata kanë bërë shkolla në Tiranë, administrata e Edi Ramës dhe administrata jonë, se për të tjerët e dimë që, mirë që nuk ndërtuan asnjë shkollë, por nuk të lënë as të punosh”, tha Veliaj.
Ai shtoi se ashtu si në çdo godinë tjetër arsimore, edhe në shkollën “Misto Mame”, janë bërë të gjitha proceset e higjienës, sipas udhëzimeve të OBSH-së. “Më vjen mirë që i kemi zbatuar të gjitha procedurat e higjenës, dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin e shkollave, pavarësisht mitomanëve që dalin dhe bllokojnë makinat e punonjësve. Procesi është i bazuar në të gjitha udhëzimet e OBSH, të certifikuara nga BE. Qëllimi ynë është që ta bëjmë punën saktë sepse prindërit na besojnë dritën e syrit”, deklaroi Veliaj.
Fillimi > -Sociale
Nis viti i ri shkollor, Veliaj apel prindërve: Mos e përdorni makinën per distanca të vogla të hënën
07 Shtator, 2024 12:19
Fe6278ba 6c45 44d3 9121 0fd5f184aff3Madhësia e tekstit:
Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play
Turin e inspektimeve në shkollat e kryeqytetit, para nisjes së vitit të ri shkollor, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e mbylli në shkollën 9-vjeçare “Misto Mame” në Njësinë 8. Veliaj tha se kjo është një nga shkollat me performancën më të lartë në Tiranë, ndërsa shtoi se të gjitha shkollat janë ndërtuar me të njëjtat standarde.
“‘Misto Mame’ është një nga shkollat me performancën më të lartë në Tiranë. Ndonjëherë, nga mania për t’i çuar fëmijët në shkolla në qendër të Tiranës, harrojmë se ka super shkolla te “Medreseja”. Kjo është një shkollë e ndërtuar nga administrata e Tiranës në 2008 – e theksoj këtë sepse vetëm dy administrata kanë bërë shkolla në Tiranë, administrata e Edi Ramës dhe administrata jonë, se për të tjerët e dimë që, mirë që nuk ndërtuan asnjë shkollë, por nuk të lënë as të punosh”, tha Veliaj.
Ad
Unmute
Best video and still wedding photographers
Photography Packages
Sponsored Links
Ai shtoi se ashtu si në çdo godinë tjetër arsimore, edhe në shkollën “Misto Mame”, janë bërë të gjitha proceset e higjienës, sipas udhëzimeve të OBSH-së. “Më vjen mirë që i kemi zbatuar të gjitha procedurat e higjenës, dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin e shkollave, pavarësisht mitomanëve që dalin dhe bllokojnë makinat e punonjësve. Procesi është i bazuar në të gjitha udhëzimet e OBSH, të certifikuara nga BE. Qëllimi ynë është që ta bëjmë punën saktë sepse prindërit na besojnë dritën e syrit”, deklaroi Veliaj.
foto galeri foto galeri 12PreviousNext
Kryebashkiaku kishte edhe një apel për prindërit, që ditën e hënë të mos e përdorin automjetin për të çuar fëmijët në shkollë, por të ecin bashkë me ta, për të shmangur krijimin e trafikut.
“Dua ta përdor këtë mundësi për të bërë një apel për ditën e hënë, kur fillon shkolla. E ka bërë këtë apel Policia Bashkiake, Policia e Rrugore, Policia e Shtetit, sepse është shumë shumë e rëndësishme, sidomos në lagje të tilla, kur tani ka edhe shkolla të reja në thuajse çdo lagje, se nuk ka sens t’i hipim makinës për të çuar fëmijët në shkollë. Ato 200-300 metra rrugë, këshilla për prindërit është: Merrini fëmijët për dore, flisni me ta, lehtësojini pak nga emocionet”, tha Veliaj.