Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësuesit në ditën e parë të shkollës, veçanërisht ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

“Mirëmëngjes dhe me urimin për të gjithë nxënësit, veçanërisht për ata që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës, mësuesit e prindërit e Shqipërisë, për një vit të mbarë shkollor, ju uroj një javë të bukur”, ka shkruar kryeministri.

350 mijë nxënës në të gjithë vendin nisin sot vitin shkollor, 28 mijë prej të cilëve ulen për herë të parë në bankat e shkollës.