Ky film do të sillte interpretimin e saj të dytë si protagoniste vetëm në moshën 17-vjeçare, pas filmit “Duel i heshtur” prodhuar po në vitin 1967.
Në një intervistë të aktores lidhur me këtë film ajo do të shprehej:
“Xhirimet në qytetin e Gjirokastrës ishin shumë të vështira për mua.
Përveç përgjegjësisë, kisha dhe emocione të forta, pasi interpretoja përkrah aktorëve të njohur Naim Frashëri, Edi Luarasi apo Rikard Ljarja.
Fotot e tyre dikur i koleksionoja me aq dashuri në albumet e mia”.
“Skena e parë që xhiruam në tarracën e kalasë së Gjirokastrës ishte soditja e qytetit pas torturave të gjermanëve”, kujton Egla.