Ish-Missi Hygerta Sako edhe pse në moshën 47-vjeçare mbetet një simbol i bukurisë. Gjatë një interviste ajo tha se kujdeset shumë për imazhin e saj dhe mohoi të ketë kryer ndërhyrje estetike në fytyrë. Ajo tha se ka frikë nga ndërhyrjet estetike pasi ato mund të ndikojnë për keq tek ajo në të ardhmen.
“Kujdesin ndaj vetes nuk e kursej, ndërsa ndërhyrjeve estetike u trembem se mund të më shndërrojnë dhe të më japin efekte të padëshiruara. Unë kam akoma dhëmbët e mi origjinalë, nuk i kam prekur asnjëherë, madje nuk i kam zbardhuar ndonjëherë pikërisht për këtë arsye sepse kam frikë që nesër, pasnesër, nuk e di se çfarë efekti mund të më japin kështu që mund t’i prish punë vetes dhe mund ta shëmtoj veten time më shumë”, tha Sako.
Më tej ajo shtoi se i ngjan mamasë së saj, pasi edhe e moshuar ajo nuk ka rrudha. Por, ish-Missi tha se tek ajo ka ndikuar edhe duhani, e cila shtoi se do të dukej edhe më e re nëse nuk do të pinte duhan.
“Unë mundohem të mirëmbaj këtë lëkurë që kam. Fatmirësisht i ngjaj sime mëje e cila sot është 80 vjeç dhe ka një lëkurë për t’u pasur zili. Nuk ka pikën e rrudhës, dhe unë kam fatmirësisht lëkurën e saj. Përpiqem që mos të abuzoj, të bëj një jetë të shëndetshme, të ha shëndetshëm, të bëj gjumin aq orë sa më duhet, alkool nuk fus në gojë. Me cigaren kam pak problem, kam përshtypjen do të dukesha shumë më e re nëse nuk do ta kisha pirë ndonjëherë edhe cigaren, por atë e kam defekt dhe mesa duket nuk do të heq dorë ende”, u shpreh ajo.