Disa ditë më parë bëmë të ditur ekskluzivisht se Marina Vjollca do të rikthehet në Top Channel për të marrë drejtimin e “Për Shqiptarët” krah Elvis Naçit.

Ndërsa sot, në rrjet po qarkullon lajmi se edhe motra e saj, Luana Vjollca do të rikthehet në “Top Channel”.

Dyshimet i ka shtuar gazetari i njohur, Meridian Ramçaj, i cili gjatë një interviste duket se ka konfirmuar rikthimin e Luanës bashkë me emisionin e saj të njohur, “Shiko kush luan”.

“Shiko kush luan, ju kujton gjë?” – shprehet Ramçaj në “Rreze dielli”, duke konfirmuar më pas rikthimin e Luanës.