Ogerta Manastirliu shkruan: “E nderuar që m’u besua detyra dhe përgjegjësia e bashkëdrejtimit të fushatës së ekipit të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, me Erion Veliajn dhe Elisa Spiropalin.
E sigurt, që së bashku, nën drejtimin e Kryetarit dhe Kryeministrit Edi Rama, me punën e secilit prej nesh dhe besimin e çdo socialisti, progresisti, simpatizanti dhe të cdo qytetari, që beson tek forca jonë politike dhe tek vizioni i Shqipërisë2030🇦🇱🇪🇺, do të japim maksimumin, për t’i sjellë një tjetër fitore forcës tonë politike në këtë qark.
Urime dhe suksese të gjithë ekipit të Partisë Socialiste, në realizimin e detyrave për Shqipërinë2030”.