Nga Denada Kola Jushi
Opozita keto 11 vjet ka provuar të gjitha menyrat e reagimit, por ajo që ka prevaluar ka qenë bojkoti.
Bojkot në parlament me djegien e mandateve.
Bojkot në zgjedhjet lokale të 2019.
Bojkot në reformen territoriale.
Bojkot në komisione.
Sot 6 muaj para zgjedhjeve, me liderin e tyre arrest shtepie, në burg deputeti Ervin Salianji serisht opozita shkon në bojkot parlamentar dhe mosbindje civile.
Sa i ka vlejtur opozitës bojkoti keto tre mandate?
Çfarë do të jetë ndryshe kësaj here?
A ka opozita një stategji afatgjate?
Nëse Rama nuk ju plotëson kushtin e qeverisë teknike, cilat janë skenarët e opozitës?
Serish bojkot?
A garanton qeveria teknike zgjedhje të lira?
A i garantoi në 2021?
Keto janë disa çështje që opozita duhet tju japë përgjigje, por faktet deri në sot kanë treguar se sa here opozita ka bojkotuar, i fituari ka qenë një dhe vetëm një Kryeministri Edi Rama.