Ish presidenti Bamir Topi ka deklaruar se opozita sot po vuan ende pasojat e marrëveshjes së prillit 2008.
Në një intervistë në emisionin “Zona Zero” në Top News, ai u shpreh se opozita është e vdekur tashmë politikisht, por kujton se ai e paralajmëroi Berishën për atë që do të ndodhte.
Bamir Topi: Dëmi i marrëveshjes prill 2008, jo vetëm që vazhdon, por konfirmon dhe atë që po ndodh. Ai që është në krye të një maxhorance, nuk jep asnjë lloj garancie që komisioni që merret me zgjedhjet të jetë neutral. Komisioni është politik dhe kontrolli votë s’vjen nga partitë politike.
Këtu jemi në parimin e funksionimit të ultacentrifuges, sa më shumë rriten xhirot, aq më shumë dalin peshat e lehta. E kam fjalën për partitë e reja. PS dhe PD janë pesha të rënda. PS ka komoditetin se ka një administratë që ka 12 vite që e motivon për zgjedhje, ndërsa PD është e vdekur politikisht. Në një komunikim të kryeministrit me publikun, thotë “deputeti që duam”, për Shqipërinë e vitit 2013.
Këto nuk janë lapsuse, janë gjëra të ndërtuara me diabolizëm. Ai nuk ve në dyshim zgjedhjet e vitit 2025, por nuk thotë as shqipëria e vitit 2029, konfirmon dhe jep një mesazh edhe psikologjik kundërshtarit dhe shoqërisë, bëni çtë doni unë jam këtu edhe në mandatin e 2029. Bëhet fjalë për një artikulim të mirëmenduar. Shoh që ka një rritje të fortë të frekuencës në dalje në media. Ka filluar një betejë e parabartë, por kjo nuk vjen për shkak të Edi Ramës.
Më lejoni ta vendos gishtin në plagë, kjo vjen nga Sali Berisha, të cilin e kam paralajmëruar në prill 2008, ku raportet mes nesh ishin normale dhe miqësore dhe duke respektuar vlerat. I kam thënë mos e bëj këtë hap, jo do e bëj. Mos e bëj se je i përfshirë emocionalisht në këtë marrëveshje. Kuotat politike të qeverisë Berisha ishin në rënie të lirë. Duke dashur të krijojë, hyri në këtë marrëveshje, kjo Ramës i pëlqeu. U bë kjo marrëveshje, filluan debatet. Unë e kundërshtova.