Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS në Durrës, Rama bëri një parashikim edhe për rezultatin e PD, ndërsa tha se do marrë më pak mandate se në vitin 1997
Unë nuk shoh filxhan dhe nuk parashikoj të ardhmen, por ne dimë të lexojmë mendjen e popullit jo vetëm se kemi patronazhistët, po se kemi tanimë një strukturë shkencore të kolauduar që bën anketimet e përmuajshme të opinioneve të njerëzve. Në zgjedhjet e ardhshme PD-ja, zor se do të marrë më shumë mandate se në vitin 1997-të. Mbajeni shënim!
I vetmi ndryshim është se atëherë e tërë Shqipëria ishte në humnerën ku ra ajo parti. Ndërsa këtë herë, humnera është destinacion ekskluziv i vetëm asaj partie. Një destinacion i zgjedhur me vullnet të lirë prej udhëheqësve udhëprerës së saj. Disa thonë se Shqipëria sot është vend pa dritë, pa të ardhme dhe madje edhe pa mundësi për të mbajtur frymën gjallë.
PD në 1997 ka marrë 336.167 vota dhe 25 mandate përballë 690.003 votave dhe 101 mandateve të Partisë Socialiste.