Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka njoftuar disa ndryshime të deputetëve në Komitetin e Stabilizimin BE-Shqipëri. Më kërkesë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, janë hequr nga Komiteti Ndërkombëtar për Stabilizimin BE-Shqipëri tre deputetë dhe janë shtuar tre të tjerë.
Deputetët që janë hequr nga lista janë Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliun dhe Orjola Pampurin, e në vend të tyre janë shtuar Oerd Bylykbashi, Agron Gjekmarkaj dhe Sajmir Korreshi.