Një fakt interesant për grabitjen e lekëve në Rinas nga grupi i Talo Çelës ka dal nga dëshmia e Nuredin Dumanit.
Ai ka treguar se në ngjarjen e vitit 2018 në dijeni të tij kanë marrë pjese Talo Çela, Altin Ndoci, vellezerit Çala, Admir Murataj, Dashnor Dumani, Dorian Shkoza, personi me pseudonimin Çalamani nga Fushë – Kruja.
Nuredin Dumani ka treguar se gjatë një bisedë që ka bërë më të vëllain, Dashnorin ky i fundit është shprehur se informacionin për kalimin e vlerave të parave e ka marr Eldi Çala nëpërmjet një vajzë e cila ishte punonjës policie në Rinas.
Ditën e ngjarjes për shumat e parave janë njoftuar nga vajza në fjalë ku pasi e ka dërguar mesazhin e ka hedhur telefonin në tualet.
Nga thëniet e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Talo Çela i ka treguar se nga Rinas kanë marrë diku 6 ose 7 çanta me lek ku 200 mijë euro ia kanë dhënë Çalamanit nga Fushë Kruja për fshehjen në shtëpinë e tij.
Vëllai i Nuredinit Dashnor Dumani sipas thënieve ka marrë 30 mije euro e ndërsa Talo Çela ka siguruar një shumë prej 600 mijë euro.
Në dëshminë e Nuredin Dumanit të dhënë para SPAK evidentohet fakti se në atë kohë ai ka qenë në burg të Francës.
Duke qenë drejt përfundimit të dënimit ai i ka kërkuar shtetit Francës azil me argumentin se në vendin e tij Shqipëria i rrezikohet jeta.
Në shkresë ai ka shkruar se vëllai i tij Dashnor Dumani ka marrë pjesë në grabitjen e parave në Rinas dhe se mes personave që kanë qenë pjese e skemës se grabitjes do të këtë përplasje. Por kjo kërkesë mësohet së është rrëzuar.