Një ngjarje horror ka ndodhur në fshatin Shënavlash të Durrësit, ku djali raportohet se ka vrarë babanë dhe trupin e tij e ka hedhur në pus.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur që në fillim të muajit gusht, pasi djali me datën 13 gusht e ka denoncuar në polici humbjen e babait. Pritet një njoftim zyrtar nga policia për detaje të mëtejshme.