Presidenti izraelit Isaac Herzog ndodhet sot në Tiranë për një vizitë zyrtare. Presidenti Izraelit u prit në një ceremoni zyrtare nga Bajram Begaj. Pas takimit me Begajn, presidenti izraelit u prit në kryeministri nga kreu i qeverisë Edi Rama.
Gjatë fjalës së përbashkët me presidentin Izrael, kryeministri Rama shprehu mbështetjen për Izraelin dhe luftën kundër terrorit. Rama tha se lufta duhet të marrë fund sa më shpejt.
‘Do të jemi në mënyrë të palëkundur kundër çdo forme antisemitizmi e kundër çdo lloj paragjykimi kundër hebrenjve. Jemi të vetëdijshëm se ajo që po ndodh në territorin ku populli i Izraelit dhe Palestinës jetojnë, është shumë e rëndë. Kjo duhet të marrë fund sa më shpejt. Jemi mjaft të vetëdijshëm se kjo është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet. Lufta kundër terrorit është me e vështirë se nga ç’mund të duket nga lart. Shqipëria ka qenë një mbështetëse shumë e madhe e armëpushimit dhe për sjelljen në shtëpi të pengjeve dhe për të nisur një proces armëpushimi në të mirë të njerëzve. Jam shumë i pirur të theksoj se ndërkohë që këto janë kohë të vështira për Izraelin dhe popujt rreth tij. E ardhmja do të jetë me siguri një e ardhme e një Izraeli më të fortë dhe më të sigurt për një rajon të paqtë e vizionar.
#
Jemi krah hapur për të mirëpritur të gjithë izraelitet që do të vijnë qofshin njerëz që merren me teknologji të lartë. Në breg të dy deteve rrethuar nga shumë lumenj ku gjen gjithçka brenda një hapësire shumë të vogël. Bashkëpunimi ekonomik ka një potencial të jashtëzakonshëm. Prirjet janë inkurajuese dhe të dukshme. Jam shumë i lumtur se kam presidentin këtu si mik dhe jo si president i izraelit.’- tha Rama.
Teksa falënderoi Shqipërinë për mbështetjen, presidenti Izraelit tha se Irani ka një fiksim mizor anti-semit.
“Është nder për mua që të jem sot këtu, si presidenti i parë izraelit qysh prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të vendeve tona. Në këtë kohë kaq të vështirë për Izraelin është mirë të jemi mes miqësh. Po bëhet një vit, kur mijëra terroristë hynë në vendin tonë dhe rrëmbyen mijëra izraelit dhe qysh prej asaj dite ju jeni vendosur në anën e duhur të historisë.Vendi juaj ka treguar që jeni krah popullit izraelit ndërsa ne luftojmë që të sjellim paqe në vendin tonë.
Pengjet mbahen ende në Gaza dhe duhet bërë gjithçka për ti sjell në shtëpi. Por marrëdhëniet tona nuk fillojnë e mbarojnë aty, shqiptarët dhe hebrenjtë kanë një histori të madhe, hebrenjtë gjetën vend gjatë holokausit në Shqipëri. Jam i kënaqur që jemi këtu dhe me një rritje të konsiderueshme të lidhjes sonë në shumë forma të jetës. Ne sot diskutuam shumë gjëra edhe me presidentin tuaj dhe me ju Edi që jeni miku im i dashur. Më lejoni që ta mbyll fjalën tim në shqip: ‘Faleminderit për mbështetjen ndër vite’.- tha Herzog.
Bashkëpunimi dypalësh, zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Kosova, situata në Lindjen e Mesme dhe çështjet e sigurisë kibernetike ishin në fokus të bisedës kokë më kokë.
Begaj, e konsideroi këtë vizitë si një mundësi të shkëlqyer për gjetjen e mundësive të reja të forcimit të bashkëpunimit, duke shprehur përkushtimin e tij dhe të Shqipërisë në këtë drejtim.