Kryeministri Edi Rama vizitoi bashkë me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu shkollën “Mihal Grameno” në Tiranë, ku për herë të parë do të nisë Programi Kombëtar i Depistimit të Skoliozës te fëmijët në moshë shkollore 6 deri 14 vjeç.
Ministrja Koçiu tha se me programin Save the Children do punohet për të trajnuar 200 mësues fiskulture në vend, në mënyrë që të evidentohen fëmijët që mund të kenë probleme me skolizozën.
“Po punojmë me një program i ri kombëtar që do ta fillojmë. Aktualisht është depistimi i skoliozës për fëmijët e moshës shkollore, me diagnostikimin e hershëm të fëmijëve që kanë probleme me skoliozën nga moshat 6 deri në 14 vjeç. Sipas mjekëve, nëse kapet herët edhe mundësitë për t’u rikuperuar janë të shpejta. Me programin Save the Children po trajnojmë 200 mësues fiskulture që të evidentojnë se kush janë fëmijët për ndërhyrje më të specializuar te mjekët ortopedë.”, u shpreh ministrja.