Një ditë më parë, Roza Lati hodhi poshtë lajmet që kanë qarkulluar nëpër portale se do vijë me një emision me Rita Latin. Ajo i quajti tendencioze zërat se idetë e saj janë hedhur poshtë.
Ditën e sotme, Roza tha se iu duk diçka e ulët që ta sulmonin përmes nënës së saj. E pyetur nëse ka një projekt që do të sjellë së shpejti, Roza theksoi edhe njëherë se televizioni është shtëpia e saj, por edhe pse nuk dha detaje për projektin e saj, ajo tha se do të eksperiementojë me veten dhe do të bëjë gjëra që nuk i ka bërë më parë.
“Unë nuk do heq kurrë dorë së bëri televizion, së bëri show. Siç e kam thënë në Big Brother, unë kam lindur për t’i folur kameras. Si pas pushimeve jam në momentin që po sistemoj pak trurin tim. I kam mendimet pak të çrregullta. Gjëra të bukura do vijnë. Do bëj gjëra që s’i kam bërë më parë, do eksperimentoj pak me veten. Jam e kënaqur që publiku ka shumë kureshtje për mua, ka shumë dashuri. Televizioni është shtëpia ime,” -rrëfeu Roza.