Partia Socialiste ka nisur me intensitet fushatën zgjedhore për vitin 2025. Kryeministri Edi Rama mësohet se po mban një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve për PS për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Kreu i qeverisë pritet të japë udhëzime për krerët politikë në qarqe, për të pasur rezultate më të larta në zgjedhje. Gazetari Ergys Gjencaj në një lidhje live në News 24 dha detaje nga takimi.
Ergys Gjencaj: Kryeministri Edi Rama pret 15 drejtuesit politikë të PS në Kryeministri. Rama pritet të japë udhëzime për zgjedhjet. PS ka nisur me intensitet punën për zgjedhjet e vitit 2025.
Rama pritet që të udhëzojë drejtuesit politikë të PS-së që të përdorin sa më shumë rrjetet sociale, që shërbejnë për rezultate më të larta zgjedhore.