Asambleja Kombëtare e PS-së zgjodhi sot anëtarët e rinj të Kryesisë, përmes një procesi votimi të 350 anëtarëve të forumit më të lartë politik, dalë nga Kongresi zgjedhor.
Blendi Klosi, Sekretar i Përgjithshëm i PS tha emrat e pesë grave dhe pesë burrave, që janë zgjedhur anëtarë të rinj të Kryesisë të Partisë Socialiste.
Gratë:
Albana Kociu
Anila Denaj
Etilda Gjonaj
Klodiana Spahiu
Lindita Nikolla.
Burrat:
Arben Pëllumbi
Erion Brace
Eduart Shalsi
Igli Hasani
Toni Gogu
Klosi tha se Kryesia e re e PS do të fillojë punë që nga dita e hënë për organizimin e fushatës zgjedhore dhe për përgatitjen e programit për vizionin Shqipëria 2030.
Për 10 vende vakante në Kryesinë e PS-së garuan 14 emra, mes të cilëve u përfshinë edhe Vangjel Tavo, kryebashkiaku i Himarës, si dhe ministrat Igli Hasani dhe Pirro Vëngu. Gjithashtu në garë janë përfshirë edhe deputetët Arben Pëllumbi, Erion Braçe, Eduart Shalsi dhe Toni Gogu. Jashtë Kryesisë socialiste ngeli ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i cili në Asamblenë e kaluar, 3 vite më parë në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2021, rezultoi më i votuari, si dhe Olta Xhaçka e Ilir Beqaj i arrestuar për abuzim me fondet e BE.