Zbardhetnjë pjesë të dosjes së SPAK, ku ish-kryeministri Sali Berisha mbron me forcë kthimin e truallit të ish-kompleksit Partizani te ish-pronarët, pjesë e të cilëve ishte dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Në një mbledhje të qeverisë që mban datën 18 Qershor 2008, Berisha akuzon indirekt ish-vartësin e tij Ylli Pango, se kishte sjellë një ligj në qeveri, në mbrojtje të interesave të pronarëve të klubeve sportive.

Sipas Berishës, një ligj i tillë ishte klientelist, dhe se ai ndihej i turpëruar që e kishte miratuar fillimisht. Megjithatë disa muaj më pas, ligjit për sportin iu bënë disa ndryshime, ku iu hapej rruga pronave të ekipeve sportive, t’iu ktheheshin ish-pronarëve. Në mbledhje mungon vetë ish-ministri Ylli Pango, ndërkohë që Berisha shprehet më tej se stadiumet e skuadrave duhet të jenë në periferi dhe jo në qendrat e qyteteve.

PJESË NGA DOSJA E SPAK

Më datë 18.06.2008, dokumentohet të jetë mbajtur proces verbali për mbledhjen e Këshillit të Ministrave të kësaj date, për projekt ligjin “Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 9376 datë 21.04.2005 “Për sportin” të ndryshuar. Mbledhja drejtohet nga Kryeministri Sali Berisha. Në mbledhje mungojnë ministri i punëve të jashtme Lulzim Basha dhe ministri i Turizmit Ylli Pango.

Përveç anëtarëve të Këshillit të Ministrave në mbledhje marrin pjesë edhe zëvendës ministri i punëve të jashtme Anton Gurakuqi dhe zëvendës ministri i Turizmit, Ekrem Spahia.

Përmbajtja e proces verbalit:

Sali Berisha: Ky projekt ligj vjen i propozuar nga ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Jemi dakord?

Ekrem Spahia: Kisha unë diçka. Ndoshta është mirë që të diskutohet sepse amendimet e ligjit “Per sportin” i cili është miratuar në muajin tetor të vitit shkuar dhe pa kaluar 8 muaj përsëri bëhen.

Sali Berisha: Ta them unë pse bëhen. Sepse ai amendim ishte një lobing i turpshëm që ishte bërë në kurriz të pronarëve. Me atë amendim ne kishim hequr një nen, kishim amenduar ligjin, i cili i njihte pronarit të drejtën e pronës kur e kishte të vetën dhe mizorisht, komplotisht na ishte sjellë për të mos i njohur të drejtën atij (meqënëse flasim haptas këtu) dhe unë u mahnita, e ndjeva veten të turpëruar vet, që kisha pranuar një gjë të tillë dhe ajo nuk mund të vinte. Kjo është arsyeja. Nëqoftë se do Presidenti i Klubit, të shkojë të blejë tokë, të ndërtojë stadium, por jo në kurriz të atij që ka ngelur i rrjepur, i pjekur 60 vjet t’ia mbaj dhe të bëj pas me mafie. Me këto nuk jam dakord unë, nuk kam këtë moral. Çfarë i takon pronarit do ta marrë pronari, çfarë nuk i takon pronarit, të jepet me koncension. Kështu e kishim ne, por lobet e presidentëve, na kishin prurë këti ndryshimin si pa gjë të keq dhe përjashtuar tërësisht pronarin.

Ekrem Spahia: Nuk kam kundërshtim, se ajo është politikë tamam në drejtimin… Ka qenë koncensione ose privatizohet, kurse me projekt ligjin e ri në mënyrë taksative…

Sali Berisha: Kur ka pronarë sigurisht që privatizohet. A e di ti, që ne merremi me pronën dhe ç’është e vërteta nuk jemi aty ku duhet. Çfarë na dilte në mbledhjen e fundit që bëmë për pronat? Na dilte që ligji i pronave nuk na lejon ne asnjë veprim. Zero veprim në pronën publike pa kompensuar pronarët. Edhe ne në ligjin e legalizimeve kemi bërë përmirëisme në interes të pronarit dhe në çdo ligj tonë, nëqoftë se duam ta zgjidhim problemin. Po t’i them unë pronarit se do ta mbash ti këtë për sport, unë i them para teje. Këtë i the, po se çfarë bën ai, atëherë nuk më intereson më.

Ekrem Spahia: Nëse do të kemi procedurat e sakta, besoj se edhe këto terrene sortive asgjesohen. Kam parasysh që disa gjëra, ambjentet përtej stadiumit ose përballë staudiumit Selman Stërmasi, marapa stadiumit Qemal Stafa, Klubit Partizani dhe klubit Dinamo.

Sali Berisha: Që të gjitha t’i marrin pronarët. Nuk ekzistojnë më stadiume brenda qyteteve si në Tiranë. Unë po të isha kryetar bashkie dhe po e bëri ai, e përgëzoj. Stadiumet të dyja i zëvendësoj, i çoj në zona të tjera, stadiumet nuk duhen në mes të qytetit, por dalin anash gjithmonë. Dhe ka shumë kërkesa për stadiumet, por ajo nuk është punë e qeverisë, është punë e bashkisë dhe çdo kërkesë që vjen u them “shko tek bashkia”. Por që t’i mbaj unë për presidentët, që vijnë e bëjnë baste gjithë ditën, prona pronarëve, asnjë milimetër nuk mbaj.

Ekrem Spahia: Nuk pengon askënd ligji, që një president të blejë tokë.

Sali Berisha: Ata duan të luajnë me pronë publike dhe me pronë private, të bëhen vetë milionerë, të bëjnë baste… Merr fund kjo punë. Ata që na kanë sjellë ne atë ndryshim, ata janë treguar tmerrësisht të ndikuar, të kapur nga presidentët. Merre ndrysho ligjin, e miratuam ligjin në fund të 2005 dhe për 8 muaj është bërë ndryshimi.

Ekrem Spahia: Pikërisht kjo do të jetë që ndoshta do të hasë problem atje në parlament. Duhet parë arsyeja pse.

Sali Berisha: Arsyeja pse është, sepse ai ka qenë lobist.

Ekrem Spahia: Prandaj thashë…

Sali Berisha: Dakord. Duhet të keni parasysh një gjë që ndryshime të tilla nuk duhet të bini më në qeveri. Unë mbeta shumë i zhgënjyer.

Ridavn Bode: Se i kemi pranuar që t’i sjellin drejtëpërdrejtë, siç i ka sjellë dhe ky. Edhe ndryshimet e ligjit, kur janë bërë herën e parë janë bërë me shpejtësi. Dhe këti ka shumë ministri, që pa i konsultuar fare me ministritë e linjës, na i sjellin direkt në mbledhjen e qeverisë dhe nuk jemi në gjendje që në mbledhje te qeverisë t’i shikojmë….

Është miratuar VKM nr. 906 dr 18.06.2008, nënshkruar nga Kryeministri Sali Berisha, dhe Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ylli Pango, me të cilën është vendosur “Propozimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9376 datë 21.04.2005 “Për sportin” të ndryshuar” për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkalidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Projekt ligji bashkalidhur VKM ka parashikimin e ndryshimit të nenit 31 në këtë formë: “Objektet sportive privatizohen nga pronarët e truallit, kur ka të tillë, në të kundërt jepen me 196 koncension, në përputhje me ligjin nr. 9663 date 18.12.2006 “Për koncensionet dhe pjesmarrjen e sektorit pivat në shërbimet publike dhe infrastrikture” me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni.”