Kryeministri Edi Rama dha një intervistë dje për kanalin italian “T7” me gazetarin Federico Marconi. Gazetari italian pyeti Ramën nëse Meloni vizitoi Shqipërinë këtë verë, pasi ajo nuk u pa për disa ditë në Itali. Rama tha se nuk e ka takuar Melonin këtë verë dhe zërat që qarkullojnë nuk janë të vërteta.
Marconi: Vitin e kaluar Giorgia Meloni ishte turiste në Shqipëri. Po këtë vit e keni takuar?
Rama: Jo këtë vit gjatë verës nuk jemi parë.
Marconi: Po pse në Itali qarkulluan zëra se për 4 ditë që u zhduk, kishte ardhur këtu për t’ju takuar…
Rama: Po, por në Itali qarkullojnë zëra për gjithçka e për të gjithë, por kjo nuk është e vërtetë. Do ishte bukur të ishte e vërtetë por nuk është.
Po ashtu, Marconi pyeti kryeministrin për një kukull të putin që ai mban në tavolinë. Rama tha se i pëlqen ta shohi si një kukull dhe se e rëndësishme është të mos jesh skllav i historisë.
Marconi: Dhe një pyetje që nuk e kisha planifikuar. Pse e ke Putin në tavolinën tënde të punës?
Rama: Se më pëlqen ta shoh si një kukull. Të kesh aftësinë e autoironis, të kesh sensin e ironisë së historisë edhe nëpërmjet këtyre objekteve të vogla, është e rëndësishme për të mos qenë skllav i historisë dhe të mos e marrësh veten shumë seriozisht.