Kryeministri Edi Rama, në prag të fillimit të sezonit të ri  shkollor, ka dhënë një lajm të mirë për nxënësit. Rama tha se shkolla 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Tiranë është gati që të presë 850 nxënës e mësues.

“Një tjetër shkollë hap dyert në Tiranë, shkolla 9-vjeçare “Avni Rustemi” e cila është gati për të pritur 850 nxënës dhe mësues🫶”, shkruan Rama.

 

Nesër, në të gjithë territorin e vendit, nis shkolla për të gjithë nxënësit e arsimit para-universitar.