TIRANË- Kryeministri i vendit dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama do të zhvillojë një takim këtë të martë me drejtuesit politikë dhe kryebashkiakët socialistë.
Abc News mëson se takimi mes tyre do të mbahet në “Pallatin e Kongreseve” në orën 14:00, ndërsa mes çështjeve që do diskutohen janë përgatitja për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe vota e Diasporës.
Partia Socialiste e ka kthyer tashmë në traditë mbajtjen e takimeve me strukturat e saj, ku krahas organizmit të brendshëm kanë diskutuar edhe për objektivin kryesor, që sipas tyre është të fitorja e një mandati të katërt.
Pa humbur kohë, Partia Socialiste ka përcaktuar drejtuesit politikë në 12 qarqet e vendit. Formacioni dhe emrat e tyre u prezantuan në Asamblenë e Partisë, e cila u mbajt pak ditë më parë në qytetin e Durrësit.
Drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në 12 qarqe të vendit:
Tiranë- Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu
Durrës- Emirjana Sako
Shkodër- Benet Beci
Lezhë- Ulsi Manja
Kukës- Pandeli Majko
Dibër- Blendi Gonxhe
Elbasan- Arbian Mazniku
Fier- Belinda Balluku
Korçë- Niko Peleshi
Gjirokastër- Mirela Kumbaro
Berat- Ervin Demo
Vlorë- Bledi Cuçi
Drejtues politik për Diasporën- Taulant Balla