NEW YORK- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë foto nga ajo që ai e quan “një vizitë krenarie” për Shqipërinë teksa mori pjesë në Javën e Kombeve të Bashkuara në New York.
Gjatë qëndrimit atje, shefi i qeverisë shqiptare ka zhvilluar takime të rëndësishme me politikanë dhe me bashkëkombës, që jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Mirëmëngjesi dhe me fotoalbumin e një vizite krenarie për Shqipërinë në Javën e Kombeve të Bashkuara në New York, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama./