Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga shkolla e re në re “Kamber Benja” në Këlcyrë. Kreu i qeverisë thotë se ky investim i ministrisë së Arsimit ka hapur dyert me standartet më të mira.
“Mirëmëngjes dhe me shkollën e re “Kamber Benja” në Këlcyrë, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Këlcyrë, që sapo ka hapur dyert me standardet më të mira për 300 nxënës dhe mësues, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.