Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga gjimnazi “Pjetër Budi” në Burrel, një tjetër investim i ministrisë së Arsimit dhe Sportit si edhe bashkisë së qytetit.
Kreu i qeverisë shkruan se ky vit shkollor ka nisur për nxënësit dhe mësuesit me kushte më moderne.
“Mirëmëngjes dhe me gjimnazin e rilindur “Pjetër Budi” në Burrel, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Burrel, që ka pritur me kushte moderne 300 nxënës dhe mësues në këtë vit të ri shkollor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.