Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” në Lezhë e nisën vitin e ri shkollor me kushte dhe standarde më të mira.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale fotografi të ambienteve të kësaj shkolle e rindërtuar falë programit “EU4Schools”.
“Shkolla e rilindur “Gjergj Kastrioti” në Lezhë sapo ka hapur dyert me standardet më të mira për 670 nxënës dhe mësues”, shkruan Rama.
Rindërtimi i shkollës 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” në Lezhë u financua nga Bashkimi Evropian me 75 milionë euro dhe u zbatua nga UNDP-Albania.
Më 9 shtator nisi viti i ri shkollor në të gjithë vendin për 350 mijë nxënës, nga të cilët 28 mijë u ulën për herë të parë në bankat e shkollës.
Viti i ri shkollor nisi me 25 shkolla të reja dhe më shumë se 216 laboratorë smart dhe terrene të reja sportive për nxënësit në të gjithë vendin.