Nga Eduard Zaloshnja
Edi Rama mblodhi dje drejtuesit politikë të qarqeve të PS dhe kryebashkiakët e majtë të vendit tek Pallati i Kongreseve. Edhe pse nuk ka patur ndonjë deklaratë publike pas asaj mbledhjeje, qarkullojnë zëra se Rama ka kërkuar përmirsim të rezultatit tëPS-së në çdo qark, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021.
Më 2021, PS-ja siguroi 74 mandate parlamentare. Në qoftë se arrihet përmirësim rezultati i PS-së në çdo qark, i bie që të marrëtë paktën 86 mandate më 2025 (74 plus nga 1 në 12 qarqet). Posa e mundur është kjo?
Nga një analizë statistikore e rezultateve zyrtare të zgjedhjeve tëvitit 2021, rezulton se PS-ja mori mbi 104 mijë vota të vlefshme më shumë se ç’i duheshin për 74 mandatet që siguroi në ato zgjedhje. Kjo llogaritet duke ulur votat e PS-së në secilin qark deri në atë pikë ku mandatet e saj nuk do të rrezikoheshin nga partitë e tjera në garë. Për shembull, në Qarkun Tiranë PS-ja do të siguronte po 18 mandate, edhe sikur të merrte 21715 vota tëvlefshme më pak seç mori. Ose në Qarkun Elbasan do tësiguronte po 8 mandate edhe sikur të merrte 20078 vota tëvlefshme më pak seç mori (shihni tabelën shoqëruese).
|
Mandatet e PS-së më 2021 |
Mori më shumë vota se ç’i duheshin për mandatet që siguroi |
SHQIPËRIA |
74 |
104,300 |
SHKODËR |
3 |
6,694 |
KUKËS |
1 |
5,832 |
LEZHË |
3 |
5,021 |
DIBËR |
2 |
|
DURRËS |
8 |
1,084 |
TIRANË |
18 |
21,715 |
ELBASAN |
8 |
|
FIER |
9 |
8,412 |
BERAT |
5 |
385 |
KORÇË |
6 |
9,585 |
GJIROKASTËR |
3 |
3,598 |
VLORË |
8 |
7,618 |
Analiza e sipërpërmendur shërben si udhërrëfyes statistikor për mundësinë e shtimit nga 1 mandat për PS-në në çdo qark.
Qarku Tiranë është kandidati më i mundshëm, sepse PS-ja mori atje 21715 vota të vlefshme më shumë seç i duheshin për tësiguruar 18 mandatet e 2021-shit. Për më tepër, si rrjedhojë erritjes së numrit të shtetasve që figurojnë në regjistrin e Gjendjes Civile të qarkut, Tirana do të ketë 37 mandate parlamentare (nga 36 që kishte).
Qarku Elbasan është kandidati i dytë më i mundshëm, sepse PS-ja mori atje 20078 vota të vlefshme më shumë seç i duheshin për të siguruar 8 mandatet e 2021-shit.
I treti është Qarku Dibër, ku PS-ja mori 14232 vota të vlefshme më shumë seç i duheshin për të siguruar 2 mandatet e 2021-shit.
Në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Vlorë e Korçë ështëstatistikisht e mundshme që PS-ja të shtojë nga një mandat, nëqoftë se i përmirëson disi përqindjet e votave të 2021-shit. Më e vështirë do të jetë në qarqet Berat dhe Gjirokastër, ndërsa pothuaj e pamundur në Qarkun Kukës.
SHËNIM: Në ndonjë qark ku kryebashkiakët e PS-së shënuanepërsi të thellë ndaj kandidatëve të Berishës, ekziston mundësia që PS-ja të shtojë nga 2 mandate, krahasuar me 2021-shin.