La Liga në Spanjë luan këtë të diel ndeshjet e mbetura për javën e tetë. Gjithçka nisi në mesditë, ku Celta Vigo dhe Girona barazuan 1-1. Ndërkohë sot spikat derbi i Madridit mes Atletico dhe Real. “Galaktikët” kërkojnë të përfitojnë nga humbja e Barcelonës dhe të afrohen në renditje.
Në “Balaidos” Celta Vigo dhe Girona barazuan 1-1. Ishim miqtë nga Katalonja që kaluan në epërsi në minutën e 38-të, teksa nuk ia dolën që të mbanin epërsinë. Vetëm nëntë minuta nga fundi i ndeshjes, veterani Iago Aspas vendosi ekuilibrat dhe bëri që skuadrat të ndanin nga një pikë.