Në fushën e Real Sociedadit të shtunën, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti pret një transfertë të komplikuar.
Aq më tepër që mesfushorët e tij Aurélien Tchouaméni dhe Jude Bellingham u tërhoqën nga dita e 5-të e La Ligas. Këtë e bëri të ditur tekniku 65-vjeçar në një konferencë për shtyp këtë të premte.
“Ata nuk do të luajnë nesër (sot) sepse është ende shumë herët”. Francezi, i dëmtuar në këmbën e majtë dhe humbi grumbullimin e Bluve javën e kaluar, dhe anglezi, viktimë e një dëmtimi në muskulin e shputës të këmbës së djathtë që prej 23 gushtit, nuk mori pjesë në stërvitjen e kolektivit Merengues, të premten.
Brahim Diaz apo Arda Guler?
“Ata kryen vetëm një pjesë të punës kolektive dje (e enjte) dhe do të shohim në ditët në vijim nëse do të jenë të disponueshëm të martën (kundër Shtutgartit në Champions League)”,- siguroi trajneri i tyre Carlo Ancelotti, i cili do të duhet të përshtasë lojën kundër Real Sociedad. Mund të kenë shanse ndërkombëtari maroken Brahim Diaz (25 vjeç) dhe turku i ri Arda Güler (19 vjeç).
Real Madrid zë vendin e dytë në kampionatin spanjol, katër pikë prapa FC Barcelona (12 pikë), ende e pamposhtur. Baskët janë të dymbëdhjetët në La Liga.