Fedez dhe Chiara Ferragni duket se janë bashkuar, por virtualisht. Ata janë përfshirë në një konflik me reperin ‘Tony Effe’, i cili publikoi një këngë si një ‘diss’ drejtuar reperit. Në tekstin e tij, ai akuzon Fedez se nuk i do fëmijët e tij, por i përdor ato për famë dhe për t’i postuar në rrjetet sociale. Menjëherë pas kësaj kënge, ka reaguar Chiara Ferragni, e cila tha se ata mund të debatojnë së bashku, por askush të mos i preki fëmijët.
“Bëni çfarë të doni, por mos më prekni mua dhe fëmijët e mi, faleminderit”, shkruan Ferragni.
Menjëherë, pas postimit të influencueses ka reaguar Fedez, i cili e ka quajtur Effe një njeri pa vlera dhe se askush nuk i ka mësur se fëmijët nuk preken. Po ashtu, ai vazhdon me akuzat duke e quajtur atë një njeri tradhtar, pasi shtirej si miku i tij dhe ndërkohë i shkruante ish-bashkëshortës së tij.
“Gangsta i vogël, nuk të kanë mësuar në rrugë që fëmijët nuk preken? Je i varfër në tekste dhe i varfër nga vlerat. Ti i shkruaje gruas sime ndërkohë që shtireshe miku im dhe më përqafoje”, shkruan Fedez.
Menjëherë pas kësaj reagoi sërish Effe, i cili e quajti atë një reper të keq dhe asnjë nuk e do atë në skenë. Ai e quajti Fedez një tradhtar, i cili e braktisi gruan e tij kur ajo kishte më shumë nevojë për të dhe prandaj Chiara Ferragni do Effen. Por, tekstet e tij nuk ndalen deri këtu, ai akuzon Fedez se nuk i do fëmijët dhe se shtiret si baba i mirë për postet në Instagram. Tekstet e tij kthehen edhe më serioze pasi ai thotë se ata të dy konsumonin substanca narkotike.
“Chiara thotë se më adhuron. Ti je një person kaq i keq, e gjithë skena të urren, duhet të paguash për t’u pëlqyer. Ti je thjesht një spiun, shok i policisë. Ajo qëndroi pranë teje në sëmundjen tënde dhe kur ajo kishte nevojë për ty, ti e braktise, çfarë po flet akoma? Duhet të paguash miqtë e tu më të mirë që të qëndrojnë me ty, i ke fëmijët vetëm për t’i postuar dhe talleshe me emrat e tyre, kushedi se çfarë do të mendojnë kur të rriten. Ne ishim bashkë atë mbrëmje dhe ju pëlqeu kokaina”, thuhet në një pjesë të tekstit të këngës së Effe.
Fedez dhe Tony Effe njiheshin për miqësinë mes tyre dhe shpesh postonin së bashku. Madje, ata lajmëruan se do të publikonin së bashku një këngë. Teksa fansat po prisnin këngën e tyre, ata janë surprizuar nga ‘dissi’ i publikaur. Rrjeti është ndezur dhe shumë teori po qarkullojnë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë mes dyshes dhe se përse ata janë duke u konfiktuar me njëri-tjetrin.