Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga rindërtimi i gjimnazit “Shefqet Guzi” në Gramsh. Kryeministri shprehet se me këtë ndryshim që kanë sjellë investimet në këtë gjimnaz, nxënësit do të mësojnë në kushte më bashkëkohore.
“MIRË MËNGJES dhe me gjimnazin e rindërtuar “Shefqet Guzi” në Gramsh, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Gramsh, që do të presë me kushte bashkëkohore 430 nxënës dhe mësues më 9 shtator, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.